Dibër, përmbytja shkakton dëme. Përrenjtë malorë, kërcënues
09/11/2016 00:00
Përmbytjet në të gjithë vendin kanë shkaktuar dëme ekonomike të shumta. Toka bujqësore, ura dhe argjinatura lumenjsh janë dëmtuar, por edhe shumë biznese, përfshi një fermë peshku në brigjet e lumit Seta, në fshatin Arras.
Fermeri akuzon pronarët e dy HEC-eve në Gur Lurë, të cilët sipas tij kanë hapur kanale të mëdha, duke shkaktuar dëme në lumë. Ai tregon se ka ndërtuar rreth 800 metra kub prita dhe gjatë 3 ditëve të reshjeve ka mbajtur në punë një fadromë, duke shpëtuar jo vetëm vaskat, por edhe dhjetëra shtëpi bashkë me zyrat e komunës.
Ky fermer, si shumë të tjerë në zonat e përmbytura, kërkon ndihmë nga shteti për të shpëtuar nga falimentimi.
Top Channel