Katastrofa e shirave në Azi nuk ndalet/ Thellohet bilanci i viktima, mbi 900 persona raportohen të vdekur
Por si po votojnë amerikanët? Drejtori i Informacionit në Top Channel, Sokol Balla ishte në një qendër votimi në Virxhinia. Atje ishin vëzhgues edhe 3 deputetë shqiptarë, ne kuadër të misionit vëzhgues të OSBE-së.
Votimi në këtë qendër zhvillohet në një palestër. Në Amerikë duhet të jesh votues i regjistruar më parë, por nëse nuk je i regjistruar më parë, mund të regjistrohesh ditën e votimit, por votat nuk numërohen në këtë qendër votimi, por në një qendër më të madhe. Ndërkohë, mund të votohet edhe vetëm me një faturë të energjisë elektrike.
Në këtë qendër votimi është një Komision Parlamentar nga Europa i Asamblesë së OSBE-së. Fjala është për 3 deputetë shqiptarë, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, zonja Arta Dade dhe dy deputetët, Anastas Angjeli dhe Mimoza Hafizi.
Sokol Balla: Zonja Dade, ju kryesoni apo jo këtë komision vëzhgues të OSBE-së?
Arta Dade: OSBE-ja ka që në 2004 që vëzhgon zgjedhjet në Shtet e Bashkuara.
Sokol Balla: Dhe për ju nuk është hera e parë?
Arta Dade: Unë kam qenë këtu që nga zgjedhjet e vitit 2004, në 2008, 2012 dhe kjo është hera e katërt për zgjedhjet presidenciale.
Sokol Balla: Ndonjë parregullsi serioze?
Arta Dade: Neve do të raportojmë dhe raporti do të dalë gjatë ditës së nesërme. Mendoj se është një ditë e qetë, ku njerëzit janë të lirë të shprehim vullnetin e tyre dhe prandaj mbajmë shënime që kemi me kryetarët e komisionit të votimit. Jemi pritur jashtëzakonisht mirë dhe nuk kemi pasur asnjë problem për të ushtruar detyrën tonë si vëzhgues në auto shtete ku vëzhguesit janë pranuar sepse ditën e zgjedhjeve dhe në përgjithësi për procesin e votimit janë të decentralizuara dhe është në autoritetin e secilit shtet…
Sokol Balla: Domethënë, ka edhe shtete që thonë: Nuk e duam vëzhguesin e OSBE-së?
Arta Dade: Vëzhguesit nuk janë në të gjitha shtetet. Në ato shtete që mund të cilësohet të pavendosura.
Sokol Balla: Duket pak e çuditshme kur parlamentarët shqiptarë janë këtu për të vëzhguar zgjedhjet, ndërkohë jo më larg se sot në Bruksel opozita shqiptare ka votuar kundër një date të saktë për hapjen e negociatave dhe një nga tre kushtet ka qenë edhe ndershmëria e procesit të ardhshëm zgjedhor. Pak absurde apo jo?
Arta Dade: Ne do të dëshironin që vazhdimisht Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besoj që zgjedhje të tilla janë vlerësuar. Kuptohet se në asnjë vend nuk ka zgjedhje perfekte. Vazhdimisht sistemet zgjedhore dhe proceset zgjedhore vijnë duke u përmirësuar, e rëndësishme është të mos mungojë vullneti politik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Unë nuk besoj që në Shqipëri ka pasur zgjedhje që mund të ketë tjetërsuar votën.
Sokol Balla: As ato të 2009-s?
Arta Dade: Të mos e mbajmë kokën pas. Ne i kemi adresuar ato probleme dhe shpresojmë që zgjedhjet që do të vijnë të jenë konform standardeve të pranuara ndërkombtarisht mbi bazën e organizmave ku Shqipëria është pjesë dhe është e detyruar t’i zbatojë ato standarde.
Top Channel