Verstapen kërkon ndryshime në F1

06/11/2016 00:00

Maks Verstapen u ka bërë thirrje drejtuesve të Formula 1 që të shpenzojnë pushimet dimërore për të punuar në përmirësimin e rregullores së kontestueshme të kampionatit, në mënyrë që të shmangen standardet e dyfishta si në garën e Meksikës, sipas pilotit ambicioz.

Protagonisti i Red Bull ende nuk e ka kaluar zhgënjimin për penalizimin në kthesën e parë të ndalesëslatine, me kampionin në fuqi Ljuis Hemilton që u lejua tia hidhte pa sanksione.
Verstapen mendon se situata është qesharake dhe Formula 1 duhet të largopjë shumë rregulla që kufizojnë spektaklin.

“Problemi kryesor me këtë rregullore është që komplikohet sporti më shumë sesa duhet, si për shikuesit ashtu edhe për pilotët dhe kjo ishte e dukshme në Cmimin e Madh të meksikës. Hemilton kaloi në bar që në kthesën e parë dhe nuk u penalizua. Shumë bukur. Por unë bëra të njëjtën gjë në luftë me Fetel dhe mora 5 sekonda penalitet duke humbur podiumin” tha piloti holandez.

“Në situatën aktuale kemi ende dy gara dhe ndoshta pushimet e dimrit do të vendosin rregulloren në mikroskop për të krijuar më shumë qartësi për të gjithë. Rregulat i duam të gjithë por duhet që të aplikohen njësoj për pilotët” tha Verstapen në një shkrim për një revistë që e sponsorizon. Titulli i pilotëve nuk është vendosur ende me Rosberg dhe Hemilton që do të luftojnë ashpër në dy garat e fundit në Brazil dhe Abu Dabi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB