“E mbaj për vetëmbrojtje”/ Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në ambientet e shkollës
Në redaksin e “Fiks Fare” erdhi një ankesë nga banorët e lagjes 14 në Shkozet të Durrësit, të cilët ankohen prej vitesh për ndotjen mjedisore që u sjell një fabrike e cila riciklon bateri makinash.
Nisur nga ky fakt gazetarët e “Fiks Fare” u drejtuan drejt Shkozetit ku sipas banorëve, furrat e kësaj fabrike gjatë shkrirjes së mbetjeve të baterive shkaktojnë një ndotje të lartë, shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre.
Ata gjithashtu pohojnë para kameras së “Fiks Fare” se ky subjekt punon më së shumti natën dhe të shtunë e të diel, ku dhe institucionet shtetërore janë pushim. Gazetarët mësuan se kjo fabrikë është në pronësi të subjektit “Somet” Sh.p.k me administrator Aldo Gaeta. Në bazë të dokumentacioneve të paraqitura nga subjekti “Somet” Sh.p.k pranë ISHMT, Durrës, parametrat mjedisor të ndotjes janë brenda kufijve të lejuar. Këtë dokument e ka lëshuar një studio e ngarkuar nga vetë subjekti Eko-Studio-Projekt, pasi këto matje bëhen me vetmonitorim në bazë të rregullave.
Në filmimet që bënë gazetarët e “Fiksit” shihen qartë punonjës që punojnë pa veshjet e duhura të punës edhe pse kanë të bëjnë me helme. Por në Drejtorinë e Mjedisit në bashkinë Durrës, kryeinspektori i mjedisit shprehet se në bazë të dokumentacionit që ky subjekt ka paraqitur me ekspertizën e cila vjen nga një studio e licensuar nga shteti, nuk mund të merret asnjë masë. Por kryeinspektori shprehet se pas ankesave të banorëve do të bëjnë sërish kontrolle në këtë subjekt.
Kështu më datë 26.10.2016 Drejtoria Rajonale e Mjedisit Durrës së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve ushtruan një kontroll mbi subjektin në fjalë. Siç pohon edhe Kontjana Kuçi, drejtoresha e DRM-së, Durrës nga kontrolli rezultoi se subjekti “Somet” Sh.p.k ka aplikuar për rishikim të kushteve të lejes ekzistuese, aplikim i cili është refuzuar ne QKB. Duke parë fakti se subjekti në fjalë në vazhdim nuk ka marrë asnjë masë për riaplikim, përfaqësuesit e ISHMP Durrës urdhëruan pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit “Somet” Sh.p.k deri në pajisjen sipas ligjeve në fuqi me Leje mjedisi të tipit B.
Top Channel