
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në parkingun e Dhomës së Tregtisë në Antalia të Turqisë, duke plagosur të paktën 10 persona.
Makinat e ambulancës dhe skuadrat e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve nga shpërthimi.
Ndërkohë, dëme të shumta materiale u janë shkaktuar godinave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Antalias, xhamat e të cilave janë thyer, ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina të ndodhura në parking në momentin e shpërthimit.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Menderes Turel deklaroi se, ngjarja mund të jetë një aksident dhe se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.
Ai shtoi se të plagosurit janë 10 ose 12 persona, ndërkohë që strukturat përgjegjëse të policisë kanë nisur një hetim.
Top Channel