Reali i Madridit regjistroi një tjetër fitore në Euroleague. Skuadra madrilene mundi në sfidën e javës së 9 të këtij evenimenti Unics Kazan me rezultatin 89-75 në një ndeshje të cilën ajo e kontrolloi pothuajse gjatë gjithë kohës.
Ai që spikati këtë radhë për Realin e Madridit ishte Felipe Reyes me 16 pikë dhe 5 topa në tabelë, ndërkohë që për skuadrën ruse 19 pikët e Parakhouskit rezultuan të pamjaftushme për të kaluar gjigantët spanjollë.
Olympiacos bie në parketin e tij kundrejt Maccabi Telaviv. Skuadra izraelite e mbylli sfidën në Pire me rezultatin 80-73. Maccabi e kryesoi ndeshjen në 3 periodat e para duke siguruar një avantazh prej 16 pikësh. Olympiacos u zgjua vetëm në 10 minutat e fundit por për grekët ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin e takimit. Seely me 19 pikë dhe 3 topa në tabelë ishte më i miri në parket për Maccabi Tel Aviv.
Në ndeshjet e tjera të EuroLeague, Anadolu Efes mposhti Crvena Zvezdën 100-79, Zalgiris fitoi me Brose 86-72, ndërsa Emporio Armani humbi ndaj Fenerbahçes në Milano 70-79.
Top Channel