Aktori Jackie Chan nuk do t’ia lërë pasurinë djalit, zgjedh bamirësinë
Mick Jagger është në pritje që të bëhet baba për herë të tetë dhe si dhuratë për të dashurën shtatzënë, një balerinë 30-vjeçare, ka bërë një vilë 8 milionë dollarëshe në Nju Jork.
Balerina Melanie Hamrick dhe këngëtari 73-vjeçar janë njohur me njëri tjetrin në fund të 2014-s, por Jagger ka shmangur daljet në publik me të, madje së fundmi ka zëra se lideri i banës Rolling Stones ndodhet pranë të dashurës shtatzënë vetëm me mbështetjen financiare.
“Mick është një njeri i zënë me punë. Ai nuk e ka takuar ende të dashurën shtatzënë, por ka premtuar që do të jetë aty kur të lindë fëmijë”, citohet një burim nga tabloidi britanik “The Sun”.
Por 73-vjeçari duket se ka gjetur kohë për modelen ruse Masha Rudenko, 31 vjeç. Vetë kjo e fundit ka hedhur në rrjetet sociale një foto me të, ku një mik i saj i shkruan në rusisht “qenkë me të dashurin tënd!”.
Top Channel