Vlorë, sekuestrohen 41 kg marijuanë në një pallat në ndërtim
21/10/2016 11:55
Policia e Vlorës ka sekuestruar 41 kg marijuanë në një pallat në ndërtim.
Lënda narkotike u gjet në një pallat te Uji i Ftohtë dhe policia ka arrestuar ndërtuesin.
Ndërkohë, policia vijon aksionin antikanabis në fshatin Kallarat dhe Mesaplik, ku janë gjetur magazina me sasi të konsiderueshme kanabisi.
Top Channel