Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Quhet Besmir Vathi, është 18 vjeç. Ai duhet të ishte në shkollë, por prej dy javësh punonte në magazinën e drogës së zbuluar në Derven të Fushë-Krujës, ku u bllokuan 1.3 ton hashash. Besmiri i ka rrëfyer gjykatës gjatë masës së sigurisë se paguhej me 1 mijë lekë dita për pastrimin e boçeve të drogës.
Jam në vitin e katërt, ka pohuar ai, dhe më duhet të ndihmoj familjen, pasi jam jetim e për këtë më duhej të punoja ca ditë. Ai u la në masën arrest me burg. Më herët, të njëjtin version dha gjatë masës së sigurisë edhe i mituri Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, prokurori kërkoi detyrim paraqitjeje, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Dy djemtë, të cilët janë nga i njëjti fshat ku u zhvillua aksioni antidrogë, ndodhen mes 11 të arrestuarve për katër vepra penale, më e rënda e tyre “grup i strukturuar kriminal” dhe “prodhim e shitje e narkotikëve”. U lanë në arrest me burg edhe punëtorët e tjerë në vendin ku u sekuestrua bima narkotike: Erjon Vathi, Ali Kuçi dhe Ferit Sulaj. Ky i fundit i rrëfeu gjyqtarit se është nga Burreli dhe se pronari i magazinës, Kujtim Rexhepi, e kishte telefonuar duke e pyetur “a do punë?”
Ferit Sula, 45 vjeç, kishte pranuar dhe punonte për pastrimin e paketimin e drogës. Ndërkohë që të shtunën do të zhvillohet masa për 6 pesona të tjerë, ku ndodhen edhe të dyshuarit kryesorë si sponsorizuesit e kultivimit të drogës.
Top Channel