
Policia gjermane ka zbuluar 230 kg marihuanë në një kampion me targa shqiptare pranë Passau në Bavari, ndërsa kanë ndaluar edhe shoferin, një 57-vjeçar shqiptar.
Lënda narkotike u zbulua gjatë një kontrolli nga policia rrugore e cila e kishte ndaluar makinën pasi vlerësoi se kishte probleme.
Por në pjesën e pasme të kamionit, efektivët kanë nuhatur erën e marihuanës dhe nga kontrolli i imtësishëm zbuloi 72 paketime të çuditshme në të cilën ishte futur edhe lënda narkotike
Sipas autoriteteve gjermane kutitë ishin ngarkuar në Itali dhe kamioni ka qenë rrugës për në Holandë kur u ndalua nga ana e policisë bavareze.
Sipas mediave gjermane lënda narkotike është zbuluar ditën e hënë, por është bërë publik vetëm pasditen e së enjtes pas përmbylljes së hetimeve të para rreth këtij rasti.
Top Channel