
Pauza e luftimeve në Aleppo nga forcat ruse dhe ato qeveritare të Bashar al Assad duket se do të përfshihen në luftime të ashpra.
Një flotë me luftanije ruse ka kaluar në kanalin anglez duke marrë drejtimin për në Siri. Ato po ndiqen hap pas hapi nga dy anije të Marinës britanike pasi sikurse u shpreh sekretari i mbrojtjes britanike Michael Fallon, kjo është pjesë e angazhimit të tyre të palëkundura për të mbajtur Anglinë e sigurt nga çdo lloj kërcënimi.
Ndërkaq, flota ruse e përbëre nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov” dhe kontingjenti prej më 7 anijesh janë të pajisura me artileri tepër të rëndë.
Si një nga ditët që besohet të jetë e fundit e armëpushimit, qeveria siriane hapi një korridor të ri për rebelët dhe civilët të cilët duan të largohen nga lagjet e rrethuara në Aleppo-n lindor.
Por shumica e banoreve kanë refuzuar të shpërngulen pasi thonë që nuk kanë siguri se ky evakuim mund t’i çojë ata në arrestimin nga forcat qeveritare. Zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al Hussein, tha të premten se rrethimi dhe bombardimi i Aleppos përbën një “krim të përmasave historike”, që ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore.
Top Channel