
Policia ka sekuestruar 170 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash dhe dy armë zjarri në dy operacione antikanabis të ndërmarra në Memaliaj dhe Tepelenë.
Operacioni i parë u zhvillua në fshatin Matohasanaj, ku në pjesën malore të fshatit, brenda një stalle u gjetën 50 kilogramë hashash i përpunuar dhe 60 kilogramë të tjerë në proces tharjeje. Policia arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin Adhurim Harizi, 35 vjeç, banor i fshatit
Gjithashtu në fshatin Zhapokikë të Memaliajt, në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatike dhe një pushkë 10.
Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve me inicialet E.H. dhe R.H. vëllezër me njëri-tjetrin.
Top Channel