Gardisti grabitës, gjykata e lë në burg, sulmonte pikat e karburantit

20/10/2016 00:00

Gjykata e Tiranes caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-gardistit Geraldo Gucit, i akuzuar për grabitje me armë.

21-vjeçari, i cili ishte në periudhë prove në Gardën e Republikës, u arrestua pasi kishte kryer disa grabitje me armë të pikave të ndryshme të karburantit në kryeqytet.

Sipas hetimit, ai dyshohet se ka grabitur të paktën 4 pika karburanti. Gjatë masës së sigurisë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se 21-vjeçari Guci i ka pranuar grabitjet e kryera duke shfaqur pendesë.

Top Channel