Lushnje, sekuestrohen 224 kg kanabis; Në pranga zotëruesi
19/10/2016 08:40
Policia e Lushnjes ka njoftuar sekuestrimin e 224 kg kanabis sativa në një banesë në fshatin Zhame si dhe arrestimin e zotëruesit të lëndës narkotike.
Operacioni u krye në banesën e shtetasit 56-vjeçar Sami Ibaliu.
Në shtëpinë e tij u gjet dhe një armë gjahu, së bashku me 163 fishekë.
Sami Ibaliu akuzohet për prodhim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Top Channel