E ardhmja e Mancinit, në Francë? Kërkohet nga Marseja
19/10/2016 00:00
Roberto Mancini nuk kërkohet vetëm në Angli, por edhe në Francë. Sipas asaj që publikohet në median transalpine, trajneri italian është vënë në shënjestrën e Olimpikut të Marsejës, që tashmë ka një pronar të ri, Frank McCourt.
Ky i fundit ka vendosur të investojë 200 milionë euro në klubin francez dhe ndryshimet në të do të nisin që nga pankina, që aktualisht mbahet nga Frank Passi.
Kandidaturat për të marrë postin e trajnerit të Olimpikut të Marsejës janë 4, e njëri prej tyre është pikërisht Mancini, ndërkohë që janë shënuar edhe emrat e Rudi Garcias e Andre Villas Boas, ndërsa emri i pretendentit të katërt nuk është publikuar ende.
Top Channel