Benzema, kundër presidentit Hollande: Prindërit më kanë edukuar mirë

19/10/2016 11:55

Karim Benzema ka hyrë në një betejë deklaratash me presidentin francez, François Hollande.

Kreu i shtetit transalpin, në një libër të publikuar prej tij nuk i kishte kursyer kritikat për futbollistët e vendit të tij, ku spikaste edhe emri i Benzemasë, të cilin Hollande e përkufizoi si një shembull jo të mirë për moralin.

“Nuk e di se çfarë doni që t’iu them. A jam apo jo një shembull? Unë luaj futboll, argëtoj njerëzit dhe jam edukuar mirë nga prindërit e mi”, tha Benzema.

Benzema nuk e fsheh dëshirën e tij për t’u kthyer në kombëtaren franceze, ndaj dhe pret me durim telefonatën nga stafi teknik i “Bluve”.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë për kthimin në kombëtare. Nuk është e nevojshme të flitet shumë për të. Unë duhet të bëj ndeshje të mira me klubin tim. Pres telefonatën e stafit teknik të Francës, por nuk jam në ankth. Për mua është i rëndësishëm kthimi në kombëtare, por duhet durim”, deklaroi më tej Benzema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA