Inter, mallkimi i penalltive vazhdon/ Fitorja e fundit në vitin 2017, Chivu shpjegon pse nuk gjuajtën Calhanoglu dhe Pio Esposito
Pep Guardiola dhe Manchester City ishin gati për të bërë çmenduri për të sjellë në “Ettihad Stadium” një prej 3 sulmuesve të Barcelonez, Messi, Suarez apo Neymar. Kjo prapaskenë e klubit anglez zbulohet nga El Mundo Deportivo sipas të cilit, Manchester City fillimisht provoi të bindë Suarez, më pas Messin e në fund Neymar, por në të tre rastet përgjigja e marrë ishte negative.
Gjithnjë sipas El Mundo Deportivo, për Suarez, Manchester City ishte gati të paguante 100 milionë euro, por uruguajani preferoi të qëndrojë te katalanasit që i kanë premtuar edhe rinovimin e kontratës. Duke parë këtë situatë, drejtuesit e Citizens i përqendruan forcat te Messi, por edhe në këtë rast refuzimi ishte kategorik.
Më pas radha i erdhi Neymar. Drejtori i përgjithshëm i City, Ferran Soriano hyri në kontakte me babain e futbollistit, por mori të njëjtën përgjigje si Paris Saint Germain, Real Madrid e Manchester United; Neymar nuk lëviz nga Barcelona. Por jo vetëm kaq, sulmuesi brazilian pritet që të premten të firmosë kontratën e re nga e cila ai pritet të përfitojë 25 milionë euro në sezon, ndërkohë që klauzola për zgjidhjen e saj do të shkojë në 250 milionë euro, e njëjta shifër që është edhe në kontratën e Messit.
Por obsesioni i Guardiola-s me Barcelonën nuk kufizohet vetëm te trinomi Messi-Suarez-Neymar. Citizens i hodhën sytë edhe nga Sergi Busquets, por edhe kjo tentativë rezultoi një dështim, kështu që në fund anglezët u detyruan të kënaqen vetëm me blerjen e Claudio Bravos.
Top Channel