
Ajo është e bija e njeriut që kuron imazhin e Vladimir Putin në publik dhe interpreton në interes të Kremlinit ngjarjet politike në Rusi dhe jashtë saj.
Por kjo nuk e pengon 18-vjeçaren Lisa Peskova që të kritikojë shefin e të atit të saj, Dmitry për ligjin kundër martesave gay dhe sistemin arsimor.
“Unë personalisht nuk jam kundër martesave të të njëjtit seks. Nuk mund të dijmë rrethanat në të cilat është rritur gjithsecili dhe ndaj thjesht duhet të mbështesim zgjedhjen e çdokujt”, tha ajo për një televizion rus.
Lisa e cilëson sistemin arsimor rus një ferr të vërtetë, që duhet të ndryshojë sa më parë. Por dhënia e mendimit për çështjet politike dhe sociale në Rusi, nuk është “dhuntia” e vetme e 18-vjeçares.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në Instagram ka një ushtri prej 20 mijë ndjekësish falë fotove që poston dhe linjave trupore që ka.
Top Channel