Inter, mallkimi i penalltive vazhdon/ Fitorja e fundit në vitin 2017, Chivu shpjegon pse nuk gjuajtën Calhanoglu dhe Pio Esposito
Serena Williams edhe këtë vit do t’i mungojë Turneut të fundvitit në tenis, që do të zhvillohet në Singapor. Është vetë amerikania që e konfirmoi këtë lajm duke deklaruar se në këtë moment ajo po mendon për riaftësimin e saj nga dëmtimi në shpatull.
“Jam e detyruar të heq dorë nga turneu i fundvitit në Singapor për shkak të problemeve që kam në shpatull. Për mua është e rëndësishme që të riaftësohem dhe tw jem gati për vitin 2017 dhe Australian Open”, deklaron ish-numri 1 i renditjes botërore.
Nga kjo tërheqje e Williams mund të përfitojnë Johanna Konta ose Carla Suarez Navarro për të qenë mes pjesëmarrëseve në “WTA Tour Finals”, me britaniken që është në avantazh kundrejt spanjolles.
Ndërkaq, 7 tenistet e tjera që do të marrin pjesë në këtë eveniment janë Kerber, Radwanska, Halep, Pliskova, Muguruza, Keys dhe Cibulkova.
Top Channel