
Një spot komercial për produktet sportive ka bërë xhiron e botës në internet dhe në rrjetet sociale me protagonist mesfushorin francez Pol Pogba.
Fushata e re globale e “Adidas” ka fituar me mijëra ndjekës më shumë falë idesë unike për të projektuar në një video të shkurtër, udhëtimin e futbollistit transalpin që nga fëmijëria, topat e parë në zonën e Ruase On Brie, e deri te rikthimi në “Old Trafford” me Manchester United.
Video e pagëzuar me emrin “Football Needs Creators” përmban gjithashtu zërin e mamasë së futbollistit të kombëtares franceze dhe nga përshtypjet e deritanishme, është vërtet një goditje për kompaninë gjermane dhe shitjet e saj multimilionëshe.
Që nga problemet në shkollë e deri te shpikjet fantastike në fushën e lojës, video e Pol Pogba me një kolonë zanore të bukur, po zbulohet si kryevepër e marketingut dhe promovimit të futbollit.
Top Channel