Kur strategjinë ta marrin nga duart! (VIDEO)

17/10/2016 00:00

Kemi parë mënyra nga më të ndryshmet kur trajnerët udhëzojnë lojtarët në fushën e lojës gjatë ndeshjes, por trajneri i Huddersfield doli zbuluar në ndeshjen e fundit ku ekipi i tij u mposht 0-1 nga Sheffield Wednesday.

Vendasit e Huddersfield kryen një zëvendësim dhe në këto momente trajneri i tyre mendoi të ndryshojë taktikë dhe idenë e tij e kishte shprehur në letër ndërsa lojtari që u fut në fushën e lojës ja dërgon letrën shokut të tij të ekipit Elias Kachung.

Por një prej kundërshtarëve, Ross Wallace, ja merr nga duart letrën lojtarit të Huddersfield dhe zbulon taktikën.

Ndoshta pakujdesia e Kachung-s mund të cilësohet edhe vendimtare për fatet e ndeshjes, pasi Huddersfield arriti të fitonte 0-1 me gol të Fernando Forrestierit.

Top Channel