Këtë aktore e shqetëson shumë e shkuara

17/10/2016 00:00

Ajo tani është 45 vjeç por tregon më së miri sa ndikon e shkuar në jetën e një personi të njohur.

Bethenny Frankel, ish ylli i “Beverly Hills 90028”, është mjaft e shqetësuar për skenat nudo që ka realizuar në atë kohë, që sipas saj mund ti rrezikojë pasurinë prej 100 milionë dollarësh.

Ajo thotë se mund ti dëmtojë reputacionin dhe biznesin e saj. Sipas InTouchWeekly, në film aktorja duket se bën banjo dielli topless në shoqërinë e një shoqeje. Brunia gjithashtu shfaqet në skena seksi ku gjoksi i duket totalisht. Ndërsa në posterin e filmit Frankel mban armë në dorë, teksa shihet nga dy kolegët e tjerë. Ajo ka luajtur rolin e një gjimnazisteje vrasëse.

“Ajo ndihet e poshtëruar, për të mos thënë që e ka zënë paniku. Ajo shqetësohet se mos ndonjë kompani redakton skenat e filmit dhe e bën të duket si film me pullë të kuqe”, thotë një burim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel