Është arrestuar drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin në aksin Shupenzë-Bulqizë, aksident në të cilin mbetën të plagosur 4 persona.
29-vjeçari Elton Tafçiu, banues në fshatin Kllupçisht të Dibrës, u arrestua pasi dje, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “3 çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, automjeti furgon me targa AA 925 FO, me drejtues shtetasin M.H. 44 vjeç, që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi, është përplasur me automjetin Peugeot me targa AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiun, që lëvizte nga Peshkopia për në Tiranë.
Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon. Dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës. Shtetasit Elton Tafçiu iu bë testi i alkoolit, ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.62 Mg/L.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit, shtetasi Elton Tafçiu nuk ishte i paisur me Leje Drejtimi.
Top Channel