
Të dielën në javën e 7 të Superjores, luhet dhe një prej ndeshjeve derbi të vendit, siç është shndërruar vitet e fundit përballja mes Tiranes dhe Skënderbeut.
Nën drejtimin e Ilir Dajës bardhelutë janë mundur n ë tre ndeshjet e fundit përball 6 herë kampionëve radhazi, megjithatë ky vit, ka filluar disi ndryshe për të dyja skuadrat. Nga njëra anë korçarët kryesojnë me pikë të plota në 6 javë, ndërsa Tirana me një skuadër të ndryshuar mbetet në vendin e 4 me 8 pikë larg, por nuk kanë asnjë humbje. Gjithsesi të gjitha këto ndryshime nuk konsiderohen pozitive për Dajën.
“Natyrshëm që ka ndryshuar për mirë dhe jo për mirë. Në merkaton e verës janë afruar 13 lojtarë të Tirana dhe sigurisht që kjo është diçka e mirë, por ka edhe pjesën e saj negative duke qenë se nuk kanë pasur kohën e duhur për t’u kordinuar në veprimet tekniko-taktike bashkë me grupin. Në këto 6 javë ne jemi një ekip që kemi treguar se nuk kemi bërë humbje, por natyrshëm nuk kemi marrë pikët që duhet të merrnim dhe për këtë jemi të uritur”, u shpreh trajneri Daja.
Përballja mes Tiranës dhe Skënderbeut do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe jo vetëm bardheblutë, por të gjithë i kanë sytë tek kjo ndeshje, për të parë nëse ky Skënderbe me 6 tituj radhazi kampion vazhdon të jetë i etur për sukses apo mund të çedojë.
“Nesër do të më kënaqshim tre pikët me ose pa lojë të mirë”, tha Daja.
Top Channel