
Valentino Rossi është fituesi i provave zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë në Botërorin e MotoGP. Piloti italian i Yamahës arriti të mposhtë në çastet e fundit Marc Marquez duke e përshkuar pistën e Motegit me kohën 1 minutë 43 sekonda e 954 të mijtat, një kohë kjo që është 180 të mijtat më e shpejtë se ajo e Marquez që do të nisë garën nga vendi i dytë.
Plotëson vijën e parë të startit piloti tjetër i Yamahës, Jorge Lorenzo që shënoi kohën e tretë më të mirë. Spanjolli u bë protagonist i një rrëzimi në fillimin e këtyre provave duke u transportuar në spital. Megjithatë Lorenzo u kthye sërish në pistë për të qenë pranë 2 rivalëve të tij në garën e së dielës.
Klasifikimi i provave zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë vijon me Andrea Dovizioson në vendin e katërt dhe Cal Crutchloë në të pestin. Mungesa e madhe e garës së Japonisë është Dani Pedrosa i cili pësoi një dëmtim në klavikul gjatë provave të lira të së premtes.
Top Channel