Roma thyen Napolin në “San Paolo”

15/10/2016 00:00

Roma ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-3 në “San Paolo” në kryendeshjen e javës së 8 në Serie A.

Edin Dzeku ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar dy golat e parë për verdhekuqtë ndaj Napolit të Elseid Hysaj, i cili si gjithmonë edhe në këtë takim ishte titullar.

Boshnjaku shënoi golin e parë dy minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 54-t. Vendasit arritën të reagojnë dhe vetëm 4 minuta më vonë, mbrojtësi Koulibaly shkurtoi diferencën.

Vendasit e rritën ndjeshëm presionin në kërkim të golit të barazimit, por Salah vulosi fitoren e Romës në minutën e 86 ku shënoi edhe golin e tretë për ekipin e tij.

Pas këtij takimi, Roma ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se Juventusi i vendit të parë dhe 2 më shumë se Napoli i vendit të tretë.

Top Channel