“Më parë merrja kokainë në kapakët e tualetit”, deklarata e Robert F. Kennedy Jr. për drogën shkakton reagime të forta dhe thirrje për dorëheqje Policia Federale Australiane vuri në pranga dy shtetas polakë për kapjen rekord të 1.2 tonëve të drogës MDMA, apo ekstazi, në formë kristalesh.
Lënda narkotike u gjet gjatë bastisjes së një magazine në veri të Sidneit. Ajo ishte fshehur brenda letrave të aluminit, të importuara nga Republika Çeke.
“Kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur në Australi sivjet dhe e katërta ngarkesë më e madhe e ekstazisë e bllokuar në këtë vend deri më sot. Dy polakët e akuzuar për trafikimin e saj, të moshave 28 dhe 29 vjeç, rrezikojnë një dënim të rëndë. Maksimumi që mund të jepet për të tilla akuza është burgimi i përjetshëm. Ajo që ne dimë është se lëndët narkotike vinin nga Europa, e sidomos nga Republika Çeke”, deklaroi Michael Keenan, ministër i Drejtësisë së Australisë.
Sasia e sekuestruar e MDMA-së ishte e barazvlefshme me 4.1 milionë tableta ekstasi, të cilat në rrugë do të shiteshin për 145 millionë dollarë.
Top Channel