Në Fushë-Krujë janë arrestuar 4 persona, të dyshuar si organizatorë dhe sigurues punëtorësh për kultivimin dhe shitjen e kanabisit.
Pasi janë zbuluar disa parcela me 5000 bimë kanabis, janë vënë në pranga Edmond Kadiu dhe Elton Babai (organizatorë), Elton Baroka (sigurues punëtorësh) dhe Idajet Gashi (shoferi i furgonit që transportonte punëtorët në parcela).
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai kanë financuar mbjelljen e bimëve narkotike dhe në këtë veprimtari kriminale kanë angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.
Këta të fundit, sipas porosive të dhëna nga dy organizatorët, merreshin me grumbullimin e personave që punonin për përpunimin e lëndës së përfituar nga bimët narkotike.
Në këtë kuadër, u shoqëruan edhe 16 persona të tjerë, kryesisht femra, të cilat kishin punuar për disa ditë në parcelën ku ishin kultivuar bimët e kanabisit.
Top Channel