“Fundi i historisë nuk është shkruar ende”, Sarkozi merr mijëra letra mbështetjeje në burg Trump nuk po kërkon më falje. Akuzat për ngacmime seksuale, që nuk kanë të ndalur, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i quan kurthe.
E teksa Trump shfajësohej në Greensboro të Karolinës së Veriut, në të njëjtën kohë, një tjetër grua së bashku me avokaten e saj shfaqej në konferencë për shtyp në Kaliforni, duke e akuzuar Trumpin se e kishte prekur pa dëshirën e saj.
“Nuk i njoh kush janë ato gra. I shoh në televizior, është e neveritshme, por këtë po e nxit dikush. Nuk kanë dëshmitarë, askush s’ka qenë atje. E bëjnë për famë”, tha Trump.
Por, të paktën për Summer Zervos, konkurrente e edicionit të pestë të “The Apprentice” në vitin 2006, ai nuk mund të ankohet më se nuk e njeh. Ajo rrëfen me detaje, sesi ai e çoi në një dhomë hoteli dhe çdo veprim të tijin, në atë që duhet të ishte një takim pune në vitin 2007.
“Teksa po largohesha, ai më puthi në buzë. U bëra nervoze dhe më erdhi turp. Kjo nuk ishte ajo që prisja dhe as nuk doja që të ndodhte”, tha Summer Zervos, ish-konkurrente e “The Apprentice”.
Më herët, gjatë së premtes, “Washington Post” kishte publikuar të tjera dëshmi. Trump thotë se e gjithë kjo është një fushatë diskredituese.
Top Channel