
Ministri Transporteve, Sokol Dervishaj deklaroi se “by pass”-i i Fierit do të jetë gati pranverën e ardhshme.
Ai inspektoi punimet në këtë projekt dhe sipas tij ato po ecin me ritme të shpejta. Ai ka pranuar faktin e problemeve dhe vonesave që kanë lindur gjatë zbatimit të projektit, por që janë eleminuar.
“Unë jam shumë i kënaqur që ecuria e këtij projekti, pavarësisht problematikave që ka patur, vonesave edhe konflikteve, pse jo, është tejkaluar dhe tashmë po punohet me kapacitet të plotë dhe kemi besimin e madh që ky projekt do të përfundojë pranverën e ardhshme”, deklaroi ministri.
Disa banorë të zonës ngritën problemin e shpronësimit, por Dervishaj u tha se shumë shpejt procesi do të përfundojë.
“By pass”-i i Fierit lidh autostradën Lushnje-Fier me akset Levan-Tepelenë dhe Levan-Vlorë.
Top Channel