
Një 50-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion dy femra.Bëhet e ditur se gjithashtu nga ana e policisë së kryeqytetit u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetaset me inciale L. B dhe I. S, të dyja banuese në Tiranë.
Specialistët për Trafiqet e Paligjshme kishin siguruar informacione, se shtetasi Lulëzim Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetaset L.B. dhe I.S.
Burime nga policia bëjnë me dije se Lulëzim Zela, posedonte një ambient tre katësh i përshtatur si motel në Tiranë dhe se katin e parë të këtij ambuent ai dyshohet se e kishte vënë në dispozicion dhe dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset e mësipërme për ushtrim prostitucioni.
Nga hetimet rezulton se klientët i gjente Lulëzimi, i cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën, pasi binin dakort paraprakisht edhe për pagesën kundrejt L.B. dhe I.S.
Top Channel