Vlorë, sekuestrohen 324 kg kanabis
12/10/2016 13:45
Policia e Vlorës ka sekuestruar 324 kg kanabis, ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
I arrestuari është Aldrin Ramadani, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet Z.T.
Në stallën e Z.T. u gjetën 269 kg kanabis, ndërsa në banesën e Aldrin Ramadanit u gjetën 55 kg.
Top Channel