Sekuestrohen 277 kg kanabis në Itali, 4 shqiptarë në pranga
12/10/2016 09:35
Policia e Shtetit njoftoi një tjetër operacion të suksesshëm antidrogë në bashkëpunim me homologët italianë.
277 kg kanabis janë sekuestruar pasditen e së martës në San Kataldo të Leçes, në Itali si dhe 4 shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga.
Droga u sekuestrua së bashku me një mjet lundrues që shërbente për transportin e saj. Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë të moshave 29 dhe 39 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës.
Mes dy policive janë shkëmbyer informacionet përkatëse dhe po vijojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Top Channel