
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar ditën e sotme pas kapjes së gomones me 730 kilogramë marijuanë në zonën e Leçes në brigjet italiane.
“Sërish 700 kilogramë drogë nga Shqipëria në Itali. Po nga del vallë kjo drogë, se Rama e Tahiri thonë nuk ka më kanabis në vendin tonë. Droga çau detin, por pasi u kap në Itali na del aksion i përbashkët”, thotë Noka.
Më tej, Noka ngre pyetjen se pse droga nuk ndalohet asnjëherë në Shqipëri kur kemi të bëjmë me një aksion të përbashkët? “Nëse është aksion i përbashkët, pse nuk ndalohet asnjëherë droga në Shqipëri, po gjithnjë në Itali? E vetmja meritë e Ramës e Tahirit është që kur droga kapet në brigjet fqinjë, këta të dy bëjnë një deklaratë për mediat”, thotë Noka.
Top Channel