Ahmetaj: Rritja ekonomike, një trend i konsoliduar

08/10/2016 00:00

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar në Facebook lidhur me të dhënat për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të vitit.

“Tremujori i dytë konfirmoi sërish trendin e konsoliduar të rritjes ekonomike, mbështetur nga aktiviteti i shtuar ekonomik dhe konsumi”, thotë Ahmetaj në profilin e tij.

Ministri vlerëson se, “3.2% është një shifër inkurajuese, por edhe një fakt më shumë që tregon se objektivi për një rritje vjetore në kufirin 3.4-3.5% është tërësisht i mundur!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA