Zjarr në Sazan, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

07/10/2016 11:35

Një zjarr ka rënë sot paradite në ishullin e Sazanit. Zjarri ka rënë në pjesën lindore të ishullit, ku është dhe zona me pisha.

Zjarri po merr përmasa të mëdha, duke u favorizuar dhe nga era e fuqishme që ka ishulli i Sazanit. Fikja e zjarrit në ishull është e pamundur, pasi mjetet dhe njerëzit nuk mund të shkojnë.

Shefi i zjarrfikësve të Vlorës shprehet se duhet mjet detar për të shkuar në ishull. Po ashtu, dhe deti është shumë i trazuar për të shkuar atje. Zjarri vazhdon duke djegur pishat dhe mundësia e vetme për fikjen e tij është shiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA