Basha: Është pesëfishuar sipërfaqja e mbjellë me drogë

07/10/2016 14:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas analizës së misionit të përbashkët të Policisë së Shtetit me Guardia di Finanzia, ku u bë e ditur se janë evidentuar 2086 parcela, nga 1386 një vit më parë dhe se nga këto parcela të identifikuara, janë asgjësuar 2082, pra 99.8% e tyre, ka thënë se rezulton pesëfishim i sipërfaqes së mbjellur me drogë në territorin shqiptar.

“Pas vrojtimit të 17% të territorit të Shqipërisë, rezulton pesëfishim i sipërfaqes së mbjellur me drogë. Nga 44.7 hektarë vitin e kaluar, në 213,7 hektarë këtë vit të mbjellura me drogë. Bëhet fjalë jo për të gjithë territorin, por për vetëm 17%. Pra, 83% e territorit nuk është vrojtuar ende”, tha Basha.

“Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetëra ton drogë që vijnë nga Shqipëria. Nga llogaritë tona, 10 000 ton drogë është prodhimi minimal në Shqipëri gjatë vitit. Jemi kthyer në hambarin më të madh të drogës në Europë. Kjo sepse parandalimi i kultivimit të drogës, do të thotë që kjo qeveri të sulmojë interesat e veta”, shtoi Basha.

Më tej, kreu i PD-së deklaroi se “për këtë arsye nuk kemi trafikantë të proceduar dhe të arrestuar, por vetëm fakirët që punojnë si skllevër nëpër plantacione”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA