Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar se “China Everbright Limited” (CEL), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, ka marrë në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.
“Me kënaqësi njoftojmë një epokë ndryshimi me “China Everbright Limited”, u shpreh Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.
“Ortakët tashmë në ikje, AviAlliance, DEG dhe AAEF, si edhe të gjithë punonjësit kanë punuar për zhvillimin e aeroportit dhe me krenari i kanë shërbyer pasagjerëve të tij duke ofruar standarde bashkëkohore. Shpresojmë për zhvillime të mëtejshme me ortakun e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë për të cilën kanë nevojë dhe dëshirojnë udhëtarët tanë,” shtoi ai.
Top Channel