Kanos fqinjin për çështje prone, ndalohet 35-vjeçari

06/10/2016 00:00

Policia në Bulqizë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy personave, duke ndaluar një shtetas që kanosi me jetë fqinjin e tij.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ka qenë personi i kërcënuar, me inicialet G.Xh, që ka bërë denoncimin pranë komisariatit ndaj shtetasit Sahit Alimani.

Sipas burimeve, kanosja ka në sfond motive pronësie dhe akti ndodhi në pronën e denoncuesit. Menjëherë uniformat blu kanë bërë ndalimin e 35-vjeçarit Alimani, ndaj të cilit janë ngritur akuzat për “kanosje” dhe “pushtim toke”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Dibrës për procedim të mëtejshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta