Vlorë, asgjësohen 7250 bimë kanabis; 6 të arrestuar

05/10/2016 11:25

Në Vlorë janë arrestuar 6 persona të cilët kujdeseshin për një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me hashash si dhe një punishte për tharjen e bimëve narkotike.

Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak; Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë; Klajdi Imeri, 21 vjeç, banues në Vlorë; Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë; Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar të Mallakastrës dhe Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Para dy ditësh, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe grupet e FNSH-së Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë, kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Gjithashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automatikë, një pushkë, 2 krëhëra me 60 fishekë dhe veshje e sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA