Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një tjetër operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, të llojit marijuanë, kokainë dhe heroinë të sjella nga Shqipëria, është zhvilluar në qytetin e Riminit, rezultatet e të cilit janë dhënë një ditë më parë nga “Guardia di Finanza”.
Për operacionin e koduar “100%”, hetimet kanë qenë të gjata dhe janë nisur në vitin 2013, teksa vetëm tani çuan në pranga 16 persona dhe sekuestrimin e pasurive që arrinin një vlerë prej rreth 5 milionë eurosh. Mes tyre, përveç sasisë së madhe të drogave të ndryshme, janë edhe një laborator përpunimi droge, mjete lundruese, automjete, armë dhe municione.
Sa i përket operacionit të sotëm, ishte një gomome oqeanike ajo e bllokuar në veri të Otrantos nga motovedetat e “Guardia di Finanza”-s, me në bord 734 kilogramë marijuanë. Në mjetin lundrues u kapën 3 shtetas shqiptarë, të cilët aktualisht ndodhen të mbyllur në burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni nisi me zbulimin nga ajri të gomones, e cila u ndoq nga patrullat detare që vigjëlojnë në Kanalin e Otrantos. Forcat e rendit bëjnë të ditur se ky është operacioni i 10 i ngjashëm i kryer gjatë 3 muajve të fundit në zonë, ndërsa dy të tjerë me kapjen e sasive të mëdha të marijuanës janë regjistruar në tokë dhe jo në det.
Top Channel