Pas transmetimit në “Fiks Fare”, arrestohet nga policia roja e qendrës së kontrollit teksnik në Durrës.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, kanë filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit me iniciale R.K. (48 vjeç), banues në Shijak, me detyrë roje private pranë Qendrës së Kontrollit Teknik Durrës.
Më datë 03.10.2016, ky shtetas ka ndërhyrë dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek një drejtues mjeti, për të kryer kontrollin teknik të një automjeti me probleme teknike, duke i marrë një sasi lekësh dhe më pas e ka adresuar dhe dërguar këtë mjet tek një prej punonjësve të Qëndrës së Kontrollit Teknik në Lushnje.
Top Channel