“SGS Automotive Albania” ka reaguar ndaj rastit korruptiv të denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në Top Channel.
“SGS Automotive Albania” dënon ashpër rastin në fjalë dhe bën me dije se ka proceduar me largimin e menjëhershëm nga puna të punonjësit të përfshirë në këtë rast korruptiv, si dhe referimin e rrethanave të këtij fakti në organin kompetent të procedimit penal. Duke falënderuar redaksinë e këtij emisioni për evidentimin e këtyre praktikave korruptive, “SGS Automotive Albania” siguron se çdokush i përfshirë në këto praktika do të jetë subjekt i ndërprerjes së menjëhershme të marrëdhënies së punës”, lexohet në komunikatën zyrtare.
Më tej, “SGS Automotive Albania” garanton të gjithë qytetarët se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, në shërbim të interesit publik, “prandaj vendos theksin në inkurajimin e denoncimit të këtyre praktikave nga çdo qytetar, i cili bëhet pre ose dëshmitar i tyre, në numrin tonë të telefonit: +355 44500480 dhe e-mail: [email protected]. Vëmë në vëmendjen tuaj sërish, se siguria rrugore është qëllimi ynë kryesor dhe lusim të gjithë qytetarët që marrin shërbimin e ofruar nga SGS, të paguajnë vetëm vlerën e tarifës zyrtare të kontrollit teknik të automjeteve”.
Top Channel