Një 25-vjeçar nga Korça ka kërcënuar me letra dhe telefonata një shtetas italian, duke përfituar nga fakti se bashkëjetuesja e tij ushtronte aktivitet privat në qytetin juglindor.
25-vjeçari Velson Qyrani ka përfunduar në pranga, pasi ka kanosur me telefonata (me numër të fshehtë) si edhe me letra kërcënuese shtetasin italian Mauro Peteocchi, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 000 eurosh, në këmbim të jetës së tij.
Ka qenë pikërisht shtetasi italian, i cili në panik nga kërcënimet e vazhdueshme i është drejtuar Policisë së Korçës për të bërë denoncimin, ndërsa kjo e fundit ka zbuluar dhe kapur autorin. Sipas të dhënave, nga uniformat blu nga marrja e deklarimeve të personave të përfshirë në këtë histori, rezulton se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e shtetasit italian në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.
Top Channel