F1, Rosberg “fluturon” në Sepang

30/09/2016 08:10

Çmimi i Madh i Malajzisë nis me protagonist pilotin më në formë të momentit: Nico Rosberg.

Gjermani i Mercedesit shënoi kohën më të shpejtë në provat e para të lira (1’35″227), i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, i cili regjistroi një kohë rreth gjysmë sekonde më të ngadaltë.

Pas makinave Mercedes renditen dy makinat Ferrari: Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel janë pothuajse një sekondë më të ngadaltë se rivalët gjermanë.

Ndërkohë, Fernando Alonso me McLaren ka lënë pas Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo me Red Bull.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA