Durrës, ndalohet i dënuari me 20 vjet burg në Itali

30/09/2016 10:30

Një shtetas shqiptar i dënuar me 20 vjet burg në Itali për vrasje dhe vjedhje në rrethana rënduese është ndaluar nga Policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Dorjan Gjoka, banues në Shënavlash të Durrësit. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Astit (Itali) ka lëshuar urdhër-arrest në datën 17.03.2016, për veprat penale “vrasje”dhe “vjedhje në rrethana rënduese”.

Gjoka, në janar të vitit 2015, në Pokapagalia ka kryer tre vjedhje banesash, ndërsa në datën 21.06.2015 ka kryer një grabitje në Polenco me pasojë vdekjen e një shtetaseje italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA