
Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehet e shqetësuar me vendimin djeshëm të Parlamentit, i cili duke ndryshuar ligjin për dhomat e tregtisë rikthen anëtarësimin e detyrueshëm të gjithë biznesit në këtë institucion.
Dhoma Amerikane thotë se sa ka ndjekur nga afër diskutimet në komisionet kur është diskutuar për ndryshimin e ligjit dhe vëren se miratimi i djeshëm në Parlament, ka qene në kundërshtim me angazhimin e shprehur qartë me parë nga qeveria.
Sipas Dhomës, ligji i ndryshuar cenon lirinë e biznesit duke mos e lejuar atë të largohet nga një institucion në rast se qëndrimet dhe veprimtaria e institucionit bien ndesh me nevojat dhe kërkesat e biznesit, rrit detyrimet financiare dhe favorizon Dhomën e Tregtisë dhe industrisë duke diskriminuar shoqatat e tjera të biznesit.
Top Channel