
Arsen Wenger konsiderohet si një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Anglisë në vend të Sam Allardyce. Trajneri francez që drejton Arsenalin prej 20 vitesh pranoi se i vjen mirë që e drejtuesit e Federatës kanë menduar për të për të qenë në stolin e Tre Luanëve, por shtoi se prioriteti i tij mbetet klubi londinez.
“Ajo çfarë ndodhi ishte një surprizë e madhe”, tha Wenger. “Askush nuk ishte në gjendje që ta mendonte. Por futbolli anglez gjithnjë të rezervon surpriza. Për sa i përket postit të trajnerit të Anglisë, më vjen mirë që më konsiderojnë si një prej kandidatëve, por deri në fund të këtij sezoni jam pjesë e Arsenalit dhe jam krejtësisht i fokusuar te kjo skuadër’.
Arsenali prej 8 ndeshjesh nuk njeh humbje në “Emirates Stadium”, ku fitorja e fundit ishte ajo me Bazelin në Ligën e Kampioneve 2-0 falë dygolëshit të Walcott.
“Duhet të jemi ambiciozë, por edhe të qëndrojmë me këmbë në tokë”, tha Wenger. Ne e dimë si dëshirojmë të luajmë, por duam ende të përmirësohemi”.
Arsenali është në krye të Grupit A të Ligës së Kampioneve së bashku me Paris Saint Germain me nga 4 pikë secila.
Top Channel