Policia aksione në Tiranë, Lezhë dhe Korçë, kapen drogë dhe armë

29/09/2016 00:00

3 ditë pas denoncimit në media të parcelave me kanabis në malësitë e Tiranës dhe akuzave të Partisë Demokratike, policia e kryeqytetit njoftoi se ka asgjësuar 2200 bimë që ishin kultivuar përballë fshatit Qafë-Mollë.

Policia nuk ka mundur të identifikojë ose kapë autorët e kultivimit të bimëve narkotike të cilat u zbuluan me një zone të thellë të pyllëzuar vetëm disa kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Ndërkohë në Pogradec policia ka vënë në pranga ish-kryeplakun e fshatit Podgorie, Arben Pilinci dhe 2 persona të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë me 14 kg hashash. Ish-kryeplaku i Podgories është një person i njohur për policinë.

Më 10 janar të këtij viti ai u shpall në kërkim pasi në lokalin e tij u gjet drogë armë si dhe u sekuestruan disa makina luksoze ndërsa në pranga u vu djali i tij 26 vjeçar.

Këtë herë ish-kryeplaku i Podgories nuk i ka shpëtuar policisë e cila ka ndërhyrë gjatë shkëmbimit të drogës dhe parave mes trafikantëve, ndërsa edhe në Mirditë policia ka sekuestruar 167 kg kanabis e cila është gjetur në banesën e 40-vjeçarit Marko Tushaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta