Kongresi rrëzon Obamën, bie vetoja e ligjit 9/11

29/09/2016 00:00

Kongresi i kontrolluar nga republikanët ia ktheu presidentit Barack Obama veton qe ai më herët i vendosi ligjit që lejon të afërmit e të ndjerëve të sulmeve të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite. Kjo shënon herën e parë që Kongresi rrëzon një veto gjatë administratës Obama.

Shtëpia e Bardhë argumenton se legjislacioni do të krijonte probleme ligjore për amerikanët që jetojnë jashtë vendit si edhe njëkohësisht do të dëmtonte interesat e Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera.

Obama është shprehur se arsyeja përse i ka vendosur veton është sepse ligji i njohur si “Drejtësi kundër sponsorëve të terrorizmit”, do të minimizonte rolin e presidentit për të realizuar politikën e jashtme.

Arabia Saudite ka mohuar çdo lloj përfshirjeje në sulmet më të rënda terroriste që kanë ndodhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Por faktet tregojnë të kundërtën, 15 nga 19 rrëmbyesit e katër avionëve në Nju Jork dhe Uashington, u identifikuan si shtetas sauditë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta